Një 37 vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri në Oratoio të Italisë. Ai është identifikuar si Beni Arshiaj, ndaj të cilit iu bë atentat në sy të djalit të tij nga persona të paidentifikuar.
Ndaj Arshiajt janë vërshuar5 plumba, teksa një prej tyre e kapi në kokë, duke i sjellë atij vdekjen e menjëhershme.
Disa kalimtarë ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë. Ata dëshmuar për autoritetet se autorët ishin dy persona, të cilët po lëviznin me skuter.
Motivi i vrasjes së 37 vjeçarit nuk është bërë ende e ditur.
Sakaq, autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e motivit të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.