Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas një konflikti të çastit pranë banesës së tij. Bëhet fjalë për Inspektorin Enis Keta, i cili akuzohet për “Kanosje” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Sipas njoftimit zyrtar, Keta ka kanosur me armën e shërbimit një të afërm të tij, shtetasin me inicialet I.K., gjatë një debati për motive të dobëta. Ngjarja është dokumentuar nga AMP dhe zyrtari i Gardës u arrestua në flagrancë.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.