Policia e Fierit ka zbardhur detajet e para të krimit të rëndë të dyfishtë të ndodhur pasditen e sotme në Kuman të Fierit.
Krimi ka ndodhur rreth orës 14:30.
Autori që gjithashtu mbeti viktimë është Shefit Rrapaj, kurse viktima është Dashuri Rrapaj.
“Shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, thanë burime zyrtare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


