Ka ndërruar jetë kuzhinieri i lokalit, i cili u godit me thikë nga kolegu i tij brenda një lokali në Komunën e Parisit.
Indrit Salimllari raportohet se ka ndërruar jetë në spital ku u dërgua me plagë të rënda.
Ndërkohë autori i dyshuar i krimit, Filip Shehu, i cili punonte si picier në “City Lounge” është arrestuar nga policia.
Sipas burimeve sherret mes tyre ishin të shpeshta, ndërsa autori ka pretenduar se viktima e bullizonte.


