Detaje të reja zbulohen nga rasti i plagosjes në Shkodër, e cila ndodhi paraditën e sotme.
I plagosur mbeti 30 vjeçari Ademir Fresku, i cili me profesion është këngëtar, ndërsa autori i kësaj ngjarje ishte 50 vjeçari Gjergj Dardha, pronar i një biznesi fruta-perime.
Ngjarja ndodhi në orën 11:00, në një supermarket tek sheshi “Demokracia”, shumë pranë teatrit të qytetit.
Sipas policisë, plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes tyre.
Po punohet për arrestimin e autorit të ngjarjes.
Njoftimi:
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.