Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në qytetin e Durrësit, për akuza si vrasje, grup kriminal e tjetërsim pronash.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes tyre është edhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.
Ndërkohë në pranga kanë rënë Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, si edhe Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut.
Masat e SPAK
Të arrestuar:
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume
Vlash Draçi
Në kërkim
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal
Të akuzuar për vrasje
Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera)
Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim
Ndalim largimi nga vendi
Edlira Avdyli