Një operacion anti-narkotikë është zhvilluar në Sarandë nga orët e para të mëngjesit, nga e cila janë shoqëruar disa persona.
Bëhet me dije se deri më tani janë lëshuar 10 masa sigurie, me kërkesë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Në Sarandë janë ndaluar shtetasit:
Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”;
Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”;
Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”
Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.
Sipas burimeve, personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal, që kishin si qëllim trafikun e drogës.
SPAK ka nisur hetimet ndaj këtij grupi kriminal që prej vitit 2020.
Pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme për detaje të mëtejshme.