Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, pranë zonës së Klosit, ku dy automjete, një Volkswagen dhe një Audi, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të familjes Kurti, të cilët ndodheshin në njërën prej makinave. Të lënduarit janë identifikuar si:
• Ismail Kurti, 50 vjeç
• Luiza Kurti, 49 vjeç
• Dile Kurti, 53 vjeç
• Adelina Kurti, 22 vjeç
• Devis Kurti, 28 vjeç
Fillimisht, të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit. Por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur t’i transferojnë në
Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim të specializuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa familjarët dhe banorët e zonës janë tronditur nga ngjarja e rëndë.