Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Të martën deklaratën hyrëse po e jep edhe Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit.Emmerson ka mohuar se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ‘ndërmarrjeje kriminale”.“Mes provave dhe dëshmitarëve, Prokuroria nuk ka hasur në asnjë dëshmitarë apo dokument që mund të mbështetën se z.Veseli ka luajtur ndonjë rol në promovimin e ndonjë ndërmarrje të përbashkët që ata pretendojnë e ka ekzistuar”- tha ai.Sipas tij, Prokuroria po tenton ta mbajë përgjegjës Kadri Veselin në mënyrë të tërthortë.“Prokuroria kërkon ta mbajë tërthorazi përgjegjës z.Veseli për sjelljen kriminale të individëve të terren të cilët kanë kryer krime të cilat Veseli nuk kishte dijeni dhe nuk kishte të bënte fare”- deklaroi Emmerson.Sipas avokatit, nuk ka asnjë provë që Veseli, si shef i zbulimit, “ka autorizuar apo nxitur ndonjë krim apo vepër kriminale, apo të ketë marrë ndonjëherë ndonjë raportim për kryerjen e ndonjë krimi.“Më kotë do të prisni të shihni prova të cilat do ta implikonin z.Veseli apo se ai ka qenë palë e një politike kriminale të përbashkët apo se ka bërë ndonjë gjë për të quar përpara qëllimet e ‘ndërmarrjes ë përbashkët kriminale’”- tha EmmersonAvokati ka asryetur se gjatë asaj kohe Veseli punonte me shtetin e Shqipërisë dhe shtete anëtare të NATO-s për të dëshmuar krimet e kryera nga serbët.Gjykimi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së sot vijon me deklaratat hyrëse nga ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Katër ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me katër krime të pretenduara lufte dhe gjashtë kundër njerëzimit, ku përfshihen përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së.Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.Zyra e Prokurorit të Specializuar të hënën ka dhënë deklaratën hyrëse në Dhomat e Specializuara të Hagës.Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar Alex Whiting pretendoi se Hashim Thaçi, ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Monika Lubonja reagon edhe njëherë pas publikimit të PAMJEVE me Adi Hilën – kësaj radhe paska goditur rëndë
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar



