Husrev Emin, kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB), gjatë pjesmarrjes në emisionin Arena ku debatohet për referendumin e fundit në Turqi, hodhi poshtë vlerësimet për ngulfatje të drejtësisë. Ai tha se me këtë referendum janë anuluar gjykatat ushtarake të cilat gjatë gjithë historisë kanë mbështetur komplote dhe puçe të ndryshme dhe kanë shkaktuar rreziqe dhe frikë tek qytetarët. Nga ana tjetër, Emin tha se me sistemin e ri në Turqi janë forcuar gjykatat civile të cilat do të kenë më shumë pavarësisë së më parë. “Në Republikën e Turqisë siç dihet si në gjithë pushtetet tjera kemi pushtetin ekzekutes, ligjvënës dhe gjyqësorin që janë të pavarur. Duke filluar nga këtu në sistemin gjyqësor nuk kemi ndryshime të mëdha, nuk është prek pavarësia e gjykatave dhe veçanërisht pas grusht shtetit janë anuluar gjykatat ushtarake që mund të zbatohen në raste të veçanta. Në veçanti gjykatësit, prokurorët dhe këshilli i lartë i gjykatësve dhe prokurorëve, do të rritet autoriteti dhe pavarësia e tyre dhe do të kenë një rol edhe më të rëndësishëm. Rreziku i militarizmit ka qenë një rrezik për shoqërinë dher gjykatat ushtarake e kanë përkrah këtë rrezik dhe me anulimin e gjykatave ushtarake do të kemi gjykata civile”, tha Husrev Emin, kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB).
Data 10.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Osmani dhe Mexhiti me shumë premtime për Çairin
- Pllaka përkujtimore për çetnikun serb Vuk, reagon Arbër Ademi: VLEN si degë e VMRO-së pjesë e projektit antishqiptar
- Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro për 6 mujorin, prurjet drejt stabilizimit
- BDI: A po bëhet Maqedonia “Republika e tretë Serbe”?, ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “botën serbe”
- (VIDEO) Deputetët që kanë certifikatë kontrollojnë përgjimet e Mickoskit
- SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin! Në dosje përfshihet edhe Klotilda Bushka
- Destani pret në takim në zyrat e tij në Dubai ekipin menaxhues të DEF-it
- Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik