Mbrëmë në “Click Plus” në TV21, u diskutua tema “Çfarë valle do të hedhë Ansambli Shqiptar?” me të ftuar: Valmir Aziri – sekretar Shtetëror për Kulturë, Emin Gaxha – koreograf, artist, Jeton Pustina –drejtor i SHKA-së Xheladin Zeqiri.
Emin Gaxha ka drejtuar kritika të ashpra për sekretarin e Ministrisë së Kulturës Valmir Aziri, se si ka guxuar të vendos të madhen Inva Mula të pëformojë në Pallat të Kulturës në Tetovë.
Gaxha tha se, Inva Mula meriton një skenë më të mirë për të përformuar, është turp që ajo figurë e madhe të përformojë në atë sallë të Pallatit në Tetovë.