Emiljano Shullazi, një prej emrave më të njohur të krimi në vend, është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në spital. Shullazi, e cili aktualisht mbahet nën regjimin “41 bis”, ka shfaqur probleme shëndetësore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi, nga burgu 313 drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.
Kjo nuk është hera e parë që Shullazi dërgohet me urgjencë në Spitalin e QSUT, si pasojë e problemeve shëndetësore, për të cilat mjekët kanë konstatuar se nuk mund t’i ofrohet ndihmë brenda spitalit të burgut, çka ka detyruar autoritetit që ta transferojnë atë në një spital më të specializuar.
Kujtojmë se Emiliano Shullazi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”. Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese erdhi pasi Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë.



