Fabian Zaimi punon si inxhiner në Katar. Ai tregon se paguhet mjaft mirë, për pozicionin e punës dhe kushtet janë tepër të favorshme.
“Pagesat sipas eksperiencës që kanë. Punëtorët që vijnë në fillim marrin 1300-1400 euro. Rrogat variojnë deri më 2100 euro. Nuk punojmë as në orare të zgjatura, punojmë rreth 8 orë, kemi pushimin e drekës, ndihem i respektuar”, thotë ai. Ai hedh poshtë lajmet se punëtorët atje, keqtrajtohen.
Fabiani ka krijuar familjen e tij, në Katar. Për të Shqipëria mbetet një vend i bukur, por nuk është në planet e tij, rikthimi.