Në këto zgjedhje lokale dalja ishte më e lartë, sidomos pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarët. Është shprehur kështu Emad Mehmeti nga Lëvizja Besa. Fatkeqësisht, sipas tij, shqetësimi i tyre kryesor vazhdon të jetë lista e papastruar zgjedhore apo votuesit fiktiv.
“Aty ka dyshime se janë bë manipulime të mëdha nga pushteti, siç e bënte dikur regjimi VMRO-BDI. Këtë shqetësim dikur e ka pasur edhe Zoran Zaev, por siç duket tani i konvenon kjo situatë”, tha mes tjerash Mehmeti në emisionin Agora të Lajm TV, në lidhje me temën “apatia politike”.