Fronti Evropian në një konferencë për media, janë ankuar duke thënë se të gjithë dje ishin dëshmitarë për, siç tha ai, keqpërdorimin brutal të KSHZ-së, për t’ia marrë dy mandate atyre.
“Zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit kaluan në një atmosferë të qetë dhe u legjitimuan jo vetëm nga institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare”, tha Elmi Aziri.
Ai tha se pas konstatimit se Fronti është forca e dytë politike, forcat politike, VMRO-DPMNE, LSDM dhe VLEN po bëjnë të pamundurën për të kontestuar legjitimitetin e fituar nga Fronti më 8 maj.
“Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim si në kohërat e monizmit KSHZ u soll vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6 pikërisht në vendvotime ku fitues janë palët ankimuese”, u shpreh Aziri.
Ai tha se kanë alarmuar të gjitha institucionet përkatëse dhe faktorin ndërkombëtar.
“Kemi informacione të sakta që ndaj anëtarëve të KSHZ-së, ditën e premte janë dhënë instruksione partiake në selitë e tyre nëpërmjet presionit politik. Theksojmë se këto vepra janë vepra penale dhe Fronti Evropian do të merr të gjitha masat dhe do të shfrytëzojë të gjitha format demokratike për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve”, deklaroi më tej Elmi Aziri.
Data 06.04.2026
Aktuale
- Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmtohen edhe nga peshkaqenët?
- Enver Hoxhaj: “E drejta e studentëve shqiptarë për provimet në shqip është standard i barazisë”
- Marin Mema: Provimet në shqip për studentët shqiptarë në RMV janë të panegociueshme
- Furkan Saliu: Studentët shëndija që mund të zgjojnë këtë popull nga apatia 30 vjeçare
- Kaltrina Bytyqi: Protesta e 6 prillit është jehonë e historisë së shqiptarëve në Maqedoni
- Kim Mehmeti: Të shesësh gjuhën është si të bësh tregti me shpirtin kombëtar!
- U emërua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndahet nga jeta drejtori i Burgut të Durrësit! Edmond Llabani pësoi hemorragji cerebrale tre muaj më parë
- “Bravo studentëve”: Ramadani del hapur në përkrahje të protestës


