Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se në programin e tyre fokus i veçantë i është kushtuar edhe ekonomisë.
Ai tha se në këto zgjedhje ata dalin me programin e quajtur “Marrëveshja e koncenzusit ekonomik”, ndërsa është marrë si model marrëveshjet që janë arritur në vend, sikurse që është Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
“Jemi dëshmitarë që edhe punësimet kur të bëhen, nëpërmjet e informimet, marrin prefiks etnik. Kemi raste që edhe identitetin formal e kanë ndërruar për një punësim. Jemi dëshmitarë të një diskrepanc serioze në investime në viset e banuara me shqiptarë dhe viset të banuara me maqedonas. Jemi dëshmitarë edhe investimet e huaja që kanë ardhur në RMV, dhjetë vite e më tepër, nëse i marrim dhe i analizojmë mirë janë në Kavadar, Gjevgjeli janë në Strumicë, Shkup në pjesët kryesisht të banuara me maqedonas dhe këto janë disa elemente për të cilat duhet të thuhet se kapitali nuk njeh etni, nuk njeh nacionalistet e ka rrugën e vet dhe do ta gjejë”, u shpreh Aziri.
Aziri tha se ka rol edhe politika shqiptare në ngecjen e investimet në vendbanimet shqiptare, por sipas tij, prioritetet politike kanë qenë duke e parë boshllëkun institucional në përfaqësimin e shqiptarëve janë bërë këtë lëshime dhe orientimi i investimeve në kahje tjetër.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën
- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Qeveria të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të hapë dialog
- S’përmbahet Linda Halimi, ekspozon trupin si ‘peshk’
- Dënimi i keqpërdorimit të flamurit të UÇK-së në protestat e Tiranës
- Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt
- Edi Rama: Protestat nuk do të më detyrojnë të jap dorëheqjen
- “Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve
- Protesta e dhunshme: Flakët përfshijnë Ministrinë e Ekonomisë



