Intelektualja nga Tetova, Elita Masha, me rastin e 8 marsit ka dërguar një porosi në gjuhën angleze deri tek të gjitha gratë dhe motrat shqiptare anembanë rruzullit tokësor. Masha ka porositur gratë, nënat dhe motrat që të qëndrojnë dhe luftojnë bashkërisht për të drejtat e tyre, transmeton Almakos.
“Gëzuar Ditën e Nënës??
Për të gjitha heroinat femërore për çdo betejë të ballafaquar, për çdo luftë të kaluar, çdo padrejtësi dhe diskriminim që na bëri ne që jemi sot! Luftëtare e jo viktima ??
Së bashku ne qëndrojmë, të ndara ne biem!
QËNDRUESHMËRI PËR FUQIZIM TË GRAVE”, shkroi Elita Masha.