Sot u nënshkrua marrëveshja në mes BERZH dhe Ohridska Banka për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Sipas marrëveshjes, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u ofrohen 10 milionë euro kredi për investime të reja.
Këto burime të tilla të kreditimit mbështesin investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit-theksoi zëvendës ministri i financave Shiret Elezi.
Linja e kredisë e BERZH-it, përmes programit për mbështetjen e konkurencës dhe Inovacionit, është nxitje për investime në kapacitete të reja prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Gjatë takimeve vjetore të BERZH me përfaqësuesit e bankës, u bisedua për investimet e sektorit privat dhe konkluduam se ky është një projekt vërtet i mirë.
Me një fond total prej 30 milionë eurosh dhe 6 milion euro grant investime të BE-së, kjo linjë është një injekcion për likuiditetin,e cila do të kontribuojë në përforcimin e biznesit- sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Linja e kredisë përmban mekanizma për të stimuluar investimet.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për 15 për qind të investimit të realizuar do të jenë në gjendje të marrin një rimbursim në formën e grantit.
Kjo praktikë do të japë rezultate të mira sepse kompanitë do të motivohen për të përfunduar projektin.