Ministria e Financave është në përgatitje të dokumentit strategjik,
Programi ekonomik për reforma për periudhën 2018-2020, me çka Ministria do të bëjë takime konsultative me gjithë grupet që do kontribuojnë në përgatitjen e së njëjtës nga akademia, biznes sektori etj, bëri të ditur zëvendësministrja e Financave e Republikës së Maqedonisë, Shiret Elezi.
“Në vitin 2015 Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes përgatitjeve të Programeve reformuese ekonomike vjetore të ndikojnë në përmirësimin e politikave ekonomike dhe udhëheqjes në ekonomi. Ky program është i katërti që është përgatitur në përputhje me udhëzimet e Komisionit Europian. Programi përfshin kornizën makroekonomike dhe fiskale në periudhën afatmesme, si dhe reformat strukturore në sektor për promovim të konkurrencës dhe rritjes
ekonomike”, shkruan zëvendës ministrja Elezi në profilin e saj në Facebook.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Gashi dhe ambasadori Klein diskutuan zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal
- Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë
- Takim pune i Prokurorisë Publike dhe KSHPK-së në prag të zgjedhjeve lokale 2025
- MSH: Pacienti që vdiq në Onkologji u soll në një gjendje shumë të rëndë, pacienti vdiq pavarësisht të gjitha masave të marra
- Dy kushërinjtë dhunojnë për motive pronësie një person në Fresk, një tjetër e kërcënon! Pezullohet nga detyra polici
- James Rubin: A është drejtësi të mbash dikë të paraburgosur për kaq shumë vite?
- Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
- (VIDEO) Mickoski akuzon BDI-në se bashkëpunon me Levicën, Ademi kundërshton