Gjatë ditës së sotme kandidati për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Besa Amir Elezi bashk me bartësin e listës Amet Imerin, dhe kandidatët për këshill komunal do të organizojnë marsh.
Marshi do të fillojë ora 17:00 nga fshati Gllogjë nëpër fshatin Përshefcë dhe do të përfundojë në fshatin Tearcë. Ky marsh bëhet me qëllim qëbanorët e këtyre fshatrave të njihen sa më mirë me platformën dhe të njohjes sa më të mirë të problemeve të banorëve të këtyre fshatrave nga afër. Ky mardh ka për qëllim që banorët në mënyrë të drejtpërdrejtë të shprehin nevojat dhe kërkesat e tyre të cilat nuk janë realizuar në tetë vitet e kaluar në kohën kur në Tearcë kryetar ka qenë Isen Asani nga BDI. Në Tearcë pritet që gara kryesore të zhvillohet ndërmjet kandidatit të BDI-së Isen Asani dhe atij të Lëvizjes BESA, Amir Elezi.