– SHA ELEM kumtoi se personi juridik TRANSMET ja hequr dorë nga marrëveshja për mihje të thëngjillit në REK Bitola dhe i ka njoftuar se po tërhiqet nga tenderi i fituar paraprakisht për shkak të pamundësisë për t’i përmbushur obligimet për mihje sipas dinamikës së konfirmuar.
Sipas kumtesës, marrëveshja me TRANSMET-in prej sot është shfuqizuar dhe SHA ELEM do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet juridike që i ka në dispozicion në pajtim me marrëveshjen dhe në pajtim me ligjet për ta pakësuar dëmin që i është shkaktuar nga puna e pandërgjegjshme e personit të cekur juridik, ndërkaq me atë ta ulë edhe dëmin ndaj interesit publik, tani, por edhe në të ardhmen.
Njëherit informojnë se gjatë tre muajve të kaluar prej kur është lidhur kontrata, personi juridik TRANSMET nuk i ka dërguar sasitë e kontraktuara të thëngjillit për asnjë muaj, as nuk i ka komepnsuar në muajin në vijim, siç është obliguar plotësisht. Gjithashtu, në muajin e dytë dhe të tretë ka dërguar thëngjill me vlerë të pamjaftueshme kalorike.
Potencojnë edhe se situatën e sapokrijuar negative kryesia e SHA ELEM arrin ta menaxhojë në drejtim që t’u përgjigjet nevojave për energji elektrike dhe sigurim të stabilitetit elektrik në sistem.