SHA “Elektranat e Maqedonisë” kumtoi shitjen e tepricës së energjisë elektrike në sasi të përgjithshme prej 102.720 megavatë orë që do të shitet në qershor, korrik dhe gusht të vitit 2018. Për qershor ELEM për shitjen ofron 43.200 orë, për korrik 29.760, ndërsa për gusht 29.760 megavatë orë energji elektrike. Konkursi dhe hollësitë për shitjen janë dhënë në ueb faqen e SHA ELEM. Shitja, siç informojnë nga kompania, do të mbahet të enjten, më 3 maj në hapësirat e Drejtorisë së SHA ELEM – Shkup, me anë të ankandit, nga ana e tregtarëve të licencuar dhe furnitorëve me energji elektrike me të cilët SHA ELEM ka lidhur kontrata kornizë.
“Shitja e paralajmëruar do të mundësojë rritje të prodhimit të SHA ELEM në vëllim të sasive të cekura, rritje të portofolit të kompanisë dhe përmirësim të gjendjes financiare. Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se në të njejt[n kohë furnizimi me energji elektrike për konsumatirët tariforë – amvisëritë dhe kompanitë më të vogla në tregun rregullator për enerjgi elektrike po zhvillohet me rergull dhe në pajtim me nevojat”, thonë nga SHA ELEM. Shitja e tepricës së energjisë elektrike, që u bë e ditur sot, shtojnë, është e para pas një periudhe më të gjatë kohore. Saktësojnë se SHA ELEM për herë të fundit ka shitur tepricë të prodhimit të vet në vitin 2016 në sasi të përgjithshme prej 16.000 megavatë orëve.