Elektrodistribucioni, në gjysmën e parë të vitit, investoi mbi 20 milionë euro në modernizimin dhe rikonstruktimin e rrjetit distributiv të tensionit të lartë dhe të mesëm. Këto investime të rëndësishme janë të destinuara për projekte që kanë për qëllim përmirësimin afatgjatë të cilësisë dhe sigurisë së furnizimit për përdoruesit, si dhe rritjen e fuqisë dhe kapacitetit të rrjetit distributiv.
Një projekt i madh që aktualisht po realizohet në qendër të Shkupit është trafostacioni i tensionit të lartë 110/35/10 kV “Qendror”, në ndërtimin e të cilit deri tani janë investuar 11 milionë euro.
Investimi tjetër i rëndësishëm, në projektet e kabllimit, tejkalon 9 milionë euro. Këto projekte përfshijnë zëvendësimin e linjave ekzistuese ajrore me kabllo nëntokësore dhe ndërtimin e linjave të reja kabllore me një gjatësi prej 110 kilometrash në disa lokalitete si Aerodromi, Peshtani, Zajas, Tajmishtë, Strumicë dhe Dellçevë.
Deri në fund të vitit është planifikuar edhe vendosja e kabllos së re 110 kV në drejtimin Jug Nova – Qendrore – Vardar.
Këto investime nga Elektrodistribucioni përmirësojnë nivelin e efikasitetit të të gjithë sistemit.