Kërçova u doli në ndihmë banorëve të përmbytur në lagjen Prilepska. Pas realizimit të zgjedhjeve në degën e Kërçovës, udhëheqja e re menjëherë filloi me realizim të projekteve dhe aktiviteteve humanitare. Ata ndërmorën dhe e kryen me sukses aksionin e parë humanitar në këtë qytet. Pas reshjeve të mëdha të shiut, në disa pjesë të Kërçovës u vërshuan shtëpitë. Duke u udhëhequr nga qëllimi për të cilin ekziston Organizata Humanitare “El Hilal”, kryesia dhe aktivistët e kësaj dege shpërndanë ndihma për 57 familje, të cilat ishin të prekura nga përmbytjet në lagjen të quajtur të Prilepit.Kryetari i degës, Ramazan Kanza theksoi se këto aksione, varësisht nga nevoja, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me kontributin e bamirësve kerçovarë.
Data 11.04.2026
Aktuale
- MPB: Tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit
- Aksident i rëndë në Gjorm, automjeti del nga rruga dhe përmbyset! Plagosen tre persona, mes tyre dy fëmijë
- Instagram sjell një veçori revolucionare: Redaktoni komentet tuaja në kohë reale
- Policia gjen një “Pit Bull” të lënduar në një veturë me targa të Tetovës, ishte lënduar gjatë ndeshjes me qen
- Asani: Ish-ministrat shqiptarë lanë jashtë shqipen nga Ligji për Jurisprudencë, dëm për studentët dhe juristët
- Pushim pas pushimi: Maqedonia e Veriut lider rajonal në mos-punë
- Mickoski: Pa veprim të BE-së, nuk ndryshon qëndrimi i Bullgarisë
- “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A Group” në qendër të hetimit/ SPAK: Tenderi i aeroportit të Vlorës i paracaktuar, munguan bilancet dhe auditimet

