Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë me armë zjarri në një vresht në zonën rurale të Rafinës, në Greqi.
Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga mediat greke, viktima ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij para se të ndërronte jetë, duke i treguar emrin e autorit që e qëlloi me armë.
Siç raporton Protothema.gr, 41-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë greke për shkak të përfshirjes së tij në disa vepra penale.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është gjithashtu me origjinë shqiptare dhe, sipas burimeve, i njohur nga autoritetet për përfshirje në raste që lidhen me drogën.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e saktë të autorit.