Fabian Muçollari, autori i një prej krimeve që tronditi Pogradecin në vitin 2016, është arrestuar sërish nga Policia, vetëm pak muaj pas lirimit nga burgu. Ai u ndalua ditën e sotme (18 qershor 2025) nga uniformat blu, pasi gjatë kontrollit iu gjetën armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Ngjarja rikthen në vëmendje krimin e ndodhur më 14 shtator 2016, kur Muçollari, asokohe 17 vjeç, vrau me armë zjarri brenda një lokali bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila. Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë, për të cilën viktima kishte shfaqur interes dhe dyshonte se Muçollari kishte ndërhyrë në lidhjen e mundshme mes tyre.
*“Do ta pres kokën, do të q robt”**, ishte një nga mesazhet kërcënuese që Fabio Hila i kishte dërguar autorit në rrjetet sociale, sipas bisedave të siguruara nga Panorama.al. Nga komunikimi mes të dyve kuptohet se konflikti kishte degraduar në fyerje dhe kërcënime të ndërsjella, përpara se të përfundonte tragjikisht me vrasje.
Fabian Muçollari u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe u dënua për vrasje me dashje. Sipas burimeve, ai ka dalë nga burgu në qershor të vitit 2024, ndërsa është vënë sërish në pranga për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.