A Prej sot deri më 20 tetor në Qendrën për dizajn “Dhoma publike” do të hapet ekspozitë e fotografive “Brazili ndër fotografi – para syve të opinionit të Maqedonisë”. Ky është rezultat i bashkëpunimit midis grupeve shfrytëzuese Uiki Arsim” nga Brazili dhe “Dituri e ndarë” nga Maqedonia, me rastin e Ditës së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Brazilit (14 tetori 1998). Në ekspozitë do të prezantohen 20 fotografi nga natyra dhe nga ndërtimet historike dhe moderne në Brazil, të cilat në vitin 2015 dhe 2016 kanë marrë pjesë në garat për fotografi “Uiki e do vendin” dhe “Uiki i do monumentet”. Njëkohësisht në Brazil do të mbahet ekspozitë e fotografive nga Maqedonia. Ekspozita solemnisht do të hapet sonte në orën 20:00, ndërsa do të mbahet edhe fjalim hyrës për punën e Uikimedias në gjuhën maqedonase dhe bashkëpunimin midis Uikimedia Maqedoni dhe Uikimedia Brazil. Është paralajmëruar edhe përmbledhje për marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë dhe Brazilit nga përfaqësuesi i MPJ-së, si dhe prezantim i afishes “Analiza gjeopolitike për bazat e bashkëpunimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Brazilit nga Mario Sherevski, udhëheqës i projektit të “Njohuri i ndarë” – Uikimedia Maqedoni.
Data 10.04.2026
Aktuale
- BDI: Me VLEN-in po shitet barazia, po varroset e ardhmja!
- Vrau policin Novruz Cenalia, autori Azgan Mërnica i shpëtoi burgimit të përjetshëm! Reagojnë ashpër familjarët e efektivit
- Meta: Mirënjohje Zv/Kryeministrit maqedonas, VMRO e njeh si askush tjetër drejtësinë ‘speciale’ të Sorosit
- Nikolloski: Ende mbaj qëndrimin se Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së në një të ardhme të afërt
- Ndalohen dy persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike
- Tentativë vjedhjeje në Leshkë
- Të rinjtë mund të udhëtojnë falas në Evropë, aplikime vlejnë edhe për RMV-në
- Tronditje në Gostivar: E fut me forcë në “Porsche” shokun e djalit pas një sherri mes të miturve

