Në muzeun “Mimara” në Zagreb sot do të hapet ekspozita e
prof.Reshat Ametit e titulluar “Në kërkim të dritës”, e cila në kryeqytetin kroat do të jetë e hapur deri më 22 tetor. Ekspozita do të prezantojë tre cikle përmbledhëse të veprave të krijuara në dhjetë vitet e fundit: “Nga tradita”, “Gjeomteria lirike” dhe “Dialogu”.
Për pikturat e tij, historiania e artit, Iva Kerbler me rastin e ekspozitës, në katalog shkruan se Ameti është një nga ata piktorë të cilëve piktura u është aventurë, pasion dhe eksperiment, i cili kërkimin e vet e orienton drejt mundësive të reja të pikturës dhe këtë e bën me një lehtësi tipike të tij.
“Atë nuk e intereson efekti sipërfaqësor, dekortiv i pikturës, ai hyn thellë, në artikulimin e ndërlikuar të pikturës, duke ndërtuar kompozicionin i cili buron nga maniri i tij spontan i pikturimit, me ç’rast instalon një armaturë të fortë në pikturë, edhe atë pa dallim nëse ka të bëjë kur ai butë i fut pigmentet në pëlhurë. Në pikturat e tija shikuesi identifikon një peizazh imagjinar dhe ai njëkohësisht është edhe tokësor edhe qiellor…”, shkruan Kerbler.
Reshat Ameti (1964) ka diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, në klasën e Ana Temkovës. Tani ai punon si profesor i pikturës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ameti ka pasur shumë ekspozita personale, ka marrë pjesë në mbi 200 ekspozita grupore vendore dhe
ndërkombëtare dhe është fitues i shumë çmimeve.
Data 01.03.2025
Aktuale
- Revolta studentore në Nish: Protesta masive kundër Vuçiqit /VIDEO
- I zhdukur prej disa muajsh në Valbonë, zbardhen mesazhet e fundit të australianit: Mendova se do vdisja! Jam në një darkë 5 persona, po flasin për çmimet e…
- (VIDEO) Ahmeti: Prekja e gjuhës shqipe vë në pikëpyetje zgjedhjet e ardhshme
- Mirlind Daku starton për Rubin Kazanin
- Ukrainasit mbështesin Presidentin Zelenskyy pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë
- Resler: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë momentin kur çështja e zgjerimit do vendoset më lart në agjendë
- (VIDEO) LSDM akuzon VMRO-në për presione në Ministrinë e Mbrojtjes
- “Trepça” largon përkohësisht nga puna dy punëtorë, njëri shkaktoi humbje financiare dhe tjetri nuk respektoi rregulloret ligjore