
Sot u bë hapja e ekspozitës, “Ikje për një mëngjes më të mirë”. Në këtë ekspozitë pasqyrohen përjetimet e një familje siriane gjatë rrugëtimit të tyre duke filluar nga Siria, rruga dhe qëndrimi këtu në Maqedoni. Këtë ekspozitë e mundësoi, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë UNHCR dhe Qendra për Menaxhim me Kriza.
Mohamet Arif, përfaqësues i UNCHR-së në Shkup tregoi që pikturat e vendosura në mur, të gjitha janë shkëputje e jetës reale të kësaj familje siriane, në krye me artistët Shergo Musa dhe Nazli Abdu dhe pasqyrim i qartë i sakrificës së një familje refugjate. Arif tha që është obligim etik dhe moral që të ju dilet në ndihmë këtyre familjeve që jeta I detyron t’i braktisin shtëpitë e tyre, në kërkim të një jetë më të mirë.
“Këto piktura, nuk janë vetëm piktura të thjeshta, këto fotografi tregojnë histori të jetës së tyre, si kanë jetuar në vendet e tyre, si kanë kaluar gjatë rrugës dhe të gjitha vështirësitë që i kanë pasur atje, rrugës dhe këtu dhe çdo fotografi është një episodë e jetës reale të tyre, që familja e tyre dhe gjithë familjet kalojnë nëpër sakrificë, mund dhe vështirësi të shumta, që bota ta dijë çfarë donë të thotë të jesh refugjatë…Ne duhet t’i mbështesim ato sepse ato kanë nevojë për ndihmën tonë dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje për problemet e tyre sepse si qenie njerëzore ne kemi obligim moral dhe etik të ju ndihmojmë atyre që detyrohen ti lënë shtëpitë e tyre jo nga dëshira por nga lufta”, deklaroi Mohamed Arif, UNCHR.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku tha që kjo drejtori ka pasur nderin që të ju mundësoj këtyre dy artistëve të rinj sirian, shpalosjen e kësaj ekspozite.
“Sot jemi këtu në Kinotekën e Maqedonisë për të hapur një ekspozitë të dy të rinjve sirian të cilët janë në qendrën Gjevgjeli dhe të cilët janë artist, kanë bërë disa piktura gjatë qëndrimit të tyre”, tha Agron Buxhaku, drejtor i QMK.
Artisti, Shergo Musa tha se ato si familje kanë kaluar shumë vështirësi dhe të njëjtën e kanë shfaqur edhe në piktura. Ai tha se qëllimi i tyre i vetëm është që të jetojnë në një vend të sigurt.
“Unë jam Shergo Musa nga Kamishli, ne kemi kaluar shumë vuajtje për të arritur në këtë vend. Qëllimi jonë është që ta vazhdojmë jetën tonë në një vend të sigurt dhe të vazhdojmë të jetojmë lirshëm”, deklaroi Shergo Musa, artist.
Ndryshe, kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 25 janar.
Emine Ismaili /SHENJA/

