Artisti i afirmuar multimedial nga Shqipëria, Helidon Gjergji sonte në
Çifte Hama do ta prezantojë projektin (H)am(m)am i cili i dedikohet mu objektit i cili, sipas artistit, është vend bashkëkohor për komunikim.
Siç kumtoi organizuesi i ekspozitës – Galeria nacionale e Maqedonisë, në sallën e parë të Çifte
Hamamit, Gjergji vendosë fotografi artistike të shenjave të llojllojshme të fotografuara me dorë nga komunikimi virtuel, të cilat do të vendosen në hapjet pentagonale të kupolës dhe do të jenë të dukshme si projeksione nga drita që depërton nëpër hapjet e mureve të brendshme të hapësirës.
“Salla e dytë është kombinim i pasqyreve nga Bienalja në Bosnjë e Hercegovinë dhe erëzat nga Manifesta, ndërkaq salla e tretë, e cila gjithashtu është konceptuar në mënyrë konkrete dhe specifike për hapësirë të Çifte Hamamit, do të jetë hapësirë e mjegulluar me tym, drita e cila butësisht do të depërtojë përmes kupolës do të krijojë atmosferë magjike, ndërkaq në hapësirë do të përhapen tinguj, të krijuar në bashkëpunim me muzikantin shqiptar, Fatos Qerimaj”, kumtoi GNM.
Helidon Gjergji (Tiranë, 1970) është artist bashkëkohor i cili merret me mediume të ndryshme. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufinjve të Shqipërisë në vitin 1991, është shpërngulur në Itali, ku i ka studiuar artet vizuele dhe ka marrë diplomë nga Akademia për arte
figurative në Napoli. Në vitin 1997 është shpërngulur në Çikago, ku është përsosur në teori dhe praktikë të arteve në Universitetin në Çikago. Për momentin jeton në Nju-Jork dhe ligjeron në SUNY Old Westbury.
Disa herë ka marrë pjesë në Bienalen e Venecies (edhe për art figurativ edhe për arkitekturë), dhe në mënyrë të pavarur dhe grupore, ka prezantuar vepra të veta në Manifesta, Bienalen e Tiranës dhe në
prezantime të shumta ndërkombëtare vizuele. për momentin ligjeron teori të artit në kolexhin SUNY Old Westbury.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 gusht.