Gjatë pasditës së djeshme, në një shtëpi në Shkup ka ndodhur një eksplodim që ka lënduar rëndë një person.
64 vjeçari M.S është lënduar derisa po kryente një proces saldimi, që si pasojë ka shkaktuar një shpërthim zjarri. Fqinjët kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin.
I lënduari është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup dhe është në rrezik jete.