Ekspertja e Biologjisë Pavlinka Stefanova shpjegoi se si janë bërë ekspertizat për të gjetur ADN në e personave që janë vozitur në Opel Omegan që dyshohet të jetë vetura e arratisjes së vrasësve nga Liqeni i Smillkovës.
Ajo kishte gjetur gjurmë të katër burrave, në të katër dorezat e brendshme të dyerve të makinës, por ishin gjetur gjurmë edhe në një mbështetëse të kokës në ulëset e prapme.
Biologia, raporton SHENJA, thotë se njëra prej ADN ve vetëm ka qenë e përzier, mes burrit dhe femrës, por nuk dinin të japin shpjegim për këtë gjë.
E pyetur nga avokatë nëse gjatë analizës kishte parë në makinë monedha, ajo tha se atë ditë nuk ka patur monedha, ndërsa gjatë ekspertizës shtesë në të cilën morri pjesë edhe opinioni, u panë disa monedha”.
“Kemi fituar profile të qarta të ADNsë pas mostrave të shumtë të gjurmëve që i kemi marrë në vende të ndryshe në makinë. Kemi gjetur edhe një çantë Mallboro të kuqe”
Ekspertja siguroi se këto profile gjenden në bazën e ADN ve të policisë dhe mund të krahasohen në çdo kohë me ndonjë person.
/SHENJA/