Ekspertizën për zjarrin e shkaktuar në spitalin e Tetovës, do ta kryejnë ekspertë nga Gjermania. Këtë e ka bërë me dije Qeveria përmes një komunikate për media. Siç bëjnë me dije ekspertë gjermanë nga Policia Kriminalistike Federale arrijnë këto ditë në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në hetimin rreth fatkeqësisë në Tetovë
“Mëngjesin e sotëm është konfirmuar mbështetja nga aleati i NATO-s, Gjermania, me të cilën aprovohet në vend të arrijnë persona ekspertë me nivel më të lartë të ekspertizës për hulumtime gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në kovid qendrën modulare në Spitalin në Tetovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.