Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi i të akuzuarve për tentativën për vrasje të Zijadin Seles. Në seancën e sotme dëshmoi eksperti mjeko-ligjor Zdravko Çakar, i cili theksoi se lëndimet që ka marrë Sela kanë qenë vdekjeprurëse.
„I lënduari pësoi lëndim të rëndë trupor, gjë që vuri ne rrezik jetën e tij. Dëmtimi më i rëndë ishte konfuzioni i trurit, e lokalizuar në pjesën e ballit. Rreziku i jetës vjen nga dëmtimi i indit të trurit.” tha mjeku Cakar.
Dje deputeti dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deshmoi për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Në deklaratën e djeshme Sela shpjegoi momentet kritike, duke potencuar goditjet në kokë me monitor të kompjuteri, goditjet me shtizë flamuri dhe grushte. Sela dyshon se sulmi kundër tij ka qenë i planifikuar nga struktura politike, të cilat duhet të hetohen nga prokuroria.
Almakos