Nga Ersid Karaj
Eksperti më i njohur shqiptar i Çështjeve të Sigurisë, Ilir Kulla, flet për Infowebtv për luftën Rusi-Ukrainë. Pse nisi lufta, roli i fuqive të mëdha, vendet që rrezikohen, hezitimi i NATO, BE dhe SHBA, armët e shkatërrimit në masë, kush humb dhe kush fiton, sa rrezikon Ballkani, sa do zgjasë lufta, kush mund të negociojë, efekti mbi çmimet dhe ekonominë botërore etj.
Bisedë e përmbledhur me gazetarin Fatos Salliu
Gazetari: Përse Rusia sulmoi pikërisht në këto momente Ukrainën, çfarë qëllimi kishte?
Ilir Kulla: Po qëllimet qartë mendoj unë i kanë bërë autoritet ruse, ato kanë gjetur sebepin e mosgjerimit të NATO-s dhe mospërputhshmërisë së konflikteve të mëparshme mes Lindjes dhe Perëndimit. E nëse hapat ndaj BE-s do të ishin bërë më parë nuk do ishim në këtë situatë që ndodhemi tani.
Gazetari: Kanë qenë në dijeni fuqitë e mëdha?
Ilir Kulla: Sigurisht, Rusia ka pasur plan të rrëzonte qeverinë 3 ditët e para, për arsye se dërgoi trupat e saj ushtarake në Kiev, por aty hasi një rezistencë duke qenë se hapësira ishte e madhe dhe mendoi që do të kishte një reagim pro-rus, gjë që nuk ndodhi. Përpos kësaj edhe presidenti Zelensky nuk është se ka treguar ndonjë forcë kushedi se çfarë, por ka treguar një qëndrueshmëri për vendin e tij.
Gazetari: Fill pas këtij konflikti, siç e keni vënë re edhe ju kohët e fundit në Shqipëri janë rritur çmimi i naftës edhe i drithërave, ç’mund të na thoni për këtë?
Ilir Kulla: Unë mendoj që nuk kemi parë gjë akoma, sepse dikur Shqipëria ka qenë importuese e shumë produkteve bujqësore edhe të naftës, duke qenë se ky nivel ka rënë, ne jemi në pritje të na ndodhin gjëra akoma më influenciale.
Gazetari: A e ka të garantuar Rusia tregun e shitjeve të drithërave dhe të karburanteve në ditët e sotme?
Ilir Kulla: Sigurisht unë them që do ta ndjejë këtë krizë, sepse sanksionet do të kenë një vlerë shumë ndikuese, por jo një vlerë shkatërruese dhe këtë gjë e dinë shumica. Ndaj edhe presidenti Zelensky këmbëngul që të ulemi në bisedime me Rusinë, pasi e sheh që situata po përkeqësohet dhe asnjë vend Perëndimor nuk po i del në krah në kufi për të dërguar trupa.
Gazetari: Cili shtet mendoni se mund të jetë ndërmjetës për të shuar konfliktin Rusi-Ukrainë?
Ilir Kulla: Në këtë moment që flasim po bëhet një marrëveshje me tre vende, si: Turqia, Izraeli, Kina. Të tre këto vende si nga ana e detit që i lidh me Turqinë, si nga ana e Izraelit që i lidh një pjesë e mirë me popullsinë Ruse. Dhe e fundit Kina si rol i tretë luan rolin ekonomik dhe shumë të rëndësishëm, po ashtu i vetmi shtet që mund ta detyrojë presidentin Putin për një marrëveshje me Ukrainën.


