Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik pëerjashtohen nga Këshilli për zbatimin e reformave gjyqësore. Qevera s’dha sqarim konkret pse këto dy organe të larta të pushtetit gjyqësorë nuk përfaqesohen në Këshillin e reformave.
„Qëllimi ështe në këtë trup të përfshihen persona të praktikës gjyqësore prandaj përbjërja e tij është kompiluar me vëmendje të posaçme. Tentativa kryesore është që pjesëmarrësit e këtij Këshilli të jenë njerëz që do të ndikojnë në zbatimin sa më të përshtatshëm të Strategjisë për reformat e gjyqësorit“ , deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
E sigurtë është së në këtë këshill s’do të hyjë kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vnagelovski. Anëtar s’do të jetë as kryetari i Odës së avokateve, Nikolla Dodevski, i cili në disa raste gjyqësore mbron ish kryeministrin Gruevski.
Për moment Qeveria s’ka vendim përfundimtar se cilet do të jenë perfaqesuesit e Gjykates Supreme dhe te Odës së avokateve që do të përfshihen në implementimin e reformave. Gjithashtu nuk dihen as personat, të cilët do t’i përfaqësojnë katër gjykatat të Apelit, Gjykatën penale dhe sektorin civil, raporton Almakos.
“Ky keshiil do të nisë me punë së shpejti, kurse përfaqësuesitë nga gjykatat do të zgjedhen në koordinim mes Qeverisë dhe institucionet”, shtoi Boshnjakovski
Përjashtimi i ekspertëve në Këshillë zgjoi dyshimin se kryeministri nuk pajtohet me qasjen e tyre për reformat në gjyqësi. Profesoresha Mirjana Najçevska, njëra ndër ekspertët nga përbërja e vejetër e Këshillit për reforma, e cila dha dorëheqje për shkak të mospajtimit me kursin e qeverisë, thotë se përbërja e re e Këshillit është e paaftë për reforma.
„Kjo ështe një shoqëri e bukur e prokurorve që kane heshtur kur janë shkelur ligjet dhe një avokat i popullit qe mbylli sytë deri sa heqnin zvarr deputetët në Kuvend, si dhe disa persona servil të pushtetit të kaluar si garaci se do të jenë të degjueshëm edhe ndaj kësaj qeverie, dhe ne fund me nje zbukurim të shijës me disa kuadro të BDI-se”, thotë Najçevska.
Sipas saj, reforma do te thotë kritkik , guxim dhe gadishmëri që të futesh në konflikt me shprehitë e pranuara e sidomos një pavarësi, dije dhe rezistencë ndaj ndikimeve partiake.
Në seancën e djeshme Qeveria formoi Këshillin për monitorim të implementim të Strategjisë në gjyqësi deri në vitin 2022, me të cilën do të kryesojë kryeministri Zoran Zaev. Gjithashtu është shpallur përbërja e Këshillit. Anëtarë të Këshillit do të jenë: ministri i drejtësisë Bilen Saliji, zëvendësi i tij Oliver Ristovski, Prokurori publik Lubomir Jovevski, përfaqësues nga Gjykata e Apelit, Prokurorja speciale publike Katica Janeva, nga një përfaqësues nga Gjykatat e Apelit të Gostivarit, Manastirit, Shtipi dhe Shkupi, si dhe nga një përfaqësues nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe Shkupi 2. Anëtarë i këtij Këshilli do të jetë edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti, Xhemail Saiti kryetar i Shoqatës së Gjykatësve, përfaqësues të vet do të ketë edhe Oda e Avokatëve, si dhe “Blue Print” grupi i organizatave qytetare për Gjyqësinë./ Almakos