12.05.2017
Sipas ekspertëve ekonomik, 6 muajt e parë pas formimit të qeverisë do të jenë më të vështirët. Ekspertët vlerësojnë se është e vështirë ta kthejë besimin për sigurinë e investimeve të huaja një vend ku huliganët mundë të hyjnë edhe në parlament e t’i rrahin të zgjedhurit e popullit, njohton Almakos.
“Nuk pritet që investitorët e huaj të ndiejnë siguri në një vend ku një as liderët e atij vendi s’janë të sigurtë”, shton për Almakos, Profesor Fetahu.
Maqedonia edhe deri më tani jo se ka mundur të lëvdohet sa u përket investimeve të huaja. Kriza e stërzgjatur politike vetëm sa i largoi investitorët e huaj nga vendi.
Në ndërkohë, sipas disa informacioneve të pa konfirmuara që qarkullojnë nëpër mediat vendore, Komisioni Europian përgatit sanksione ekonomike ndaj Maqedonisë, ku jo-zyrtarisht njëra prej masave do jetë bllokimi i llogarive bankare. Kjo shihet si mundësi për të zmbrapsur kryesin e VMRO-DPMNE, e cila edhe ashtu është e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.
/Almakos.com