Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së Johanës Han më 26 qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Siç njoftoi zëdhënësja e KE-së Maja Koçcijançiq, Han pritet të takojë kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive të shumicës parlamentare. Temë diskutimi do jetë plani i Qeverisë për reformat, përputhshmëria e tyre me raportet e Komisionit Evropian dhe aplikimi i tyre në bazë të agjendës Evropiane. Për ekspertët, ardhja e Hahn nënkupton përcaktimin e vijave të kuqe brenda të cilave do të punojë Qeveria e re.
Nga komisionari Johanes Hahn pres plan konkret apo udhëzues të përcaktuar mbi të cilin duhet të punojë Qeveria e re dhe me këtë të kthehet përfundimisht në rrugën drejtë BE-së dhe ta zbatojë rekomandimin në kohë të caktuar– tha analisti Andreja Stojkovski.
Një ditë pas Hanit, në Shkup pritet të arrijë edhe Misioni për vlerësimin e sundimit të ligjit i kryesuar nga Reinhard Pribe.
Ne do të dërgojmë ekspert për vlerësimin e sundimi të ligjit në Shkup për të monitoruar zbatimin e rekomandimeve të tyre, të dhëna në vitin 2015 dhe për të këshilluar Qeverinë e re mbi nxjerrjen në pah dhe zgjidhjen e çështjeve në sistemin e sundimit të të drejtës. Misioni vlerësues nga kryesuesi i ekipit Reinhard Pribe do të realizohet më 27 qershor. Ai do të takohet me anëtarë të Qeverisë, opozitës si dhe drejtues të sistemit gjyqësor. Përgatitjet kanë filluar për këtë vizitë pune nga një ekip i gjerë ekspertësh– deklaroi Maja Kocijançiç, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Kocijançiq tha se ligji për gjuhët nuk do të kategorizohet në mesin e ligjeve me flamur evropian. Kjo sipas analistëve është një dëshmi më tepër Qeveria duhet të angazhohet pa rekomandime në çështjen e barazisë së qytetarëve.
Edhe nëse nga BE-ja ose raporti i Pribesë nuk vijnë rekomandime si ai i përdorimit të gjuhëve, mendoj se duhet të punojmë dhe mendojmë për të gjithë qytetarët dhe të përmirësojmë barabarësinë e tyre– shtoi analisti Andreja Stojkovski.
Reinhard Pribe dhe ekipi i tij, pos kryeministrit, pritet të takojnë edhe opozitën dhe juristët. Nga mesi i muajit korrik, Pribe do të zhvillojë edhe një vizitë bashkërisht me të gjithë ekspertët në ekipin e tij.
Adrian Kerimi