10 April
Ekspertët vlerësojnë se kërcënimet e liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski paraqesin vepra penale. Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska fton policinë, prokurorinë publike dhe gjykatat të sanksionojnë Gruevskin për organizim të popullit, për shkelje të rendit juridik dhe kushtetues, për sulme të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore dhe bashkëqytetarëve të tyre. Në të kundërt “do të ndizet zjarr”, që rëndë se do të shuhet.
Tani është momenti i fundit kur duhet të tregojmë a kemi institucione apo nuk kemi institucione. Nëse nuk kemi institucione, atëherë nuk kemi as shtet dhe në atë rast me të vërtetë jemi në një situatë pa dalje, nga e cila ose do të dalim me intervenim të jashtëm ose do të ndodhin punë shumë të këqija, të cilat me gjasë do të jenë mësim i mirë për gjeneratat e ardhshme, megjithatë do të sjellin vuajtje të mëdha për gjeneratat aktuale – tha aktivistja e të drejtave të njeriut, Mirjana Najçevska.
Ndërkohë analisti, Albert Musliu vlerëson se secili qytetar mund të ngrejë iniciativë për përgjegjësi penale të Gruevskit, por se Gruevski akuzohet për aq shumë vepra penale sa për këtë nuk do t’i bëhej vonë fare. Andaj ai i apelon shumicës parlamentare që vazhdimisht ta njoftoj popullin që të mos manipulohet nga deklaratat nxitëse të krerëve të VMRO-së.
Këtu viktimë janë të gjithë ato qytetarë, të cilët janë të manipuluar, të cilët me përralla të papërgjegjshme thirren në rrugë, po madje mund të thirren edhe të hyjnë nëpër institucione. Ato do të ballafaqohen me përgjegjësinë, do të ballafaqohen edhe me gjyqësorin, por do të jetë vonë. Prandaj mendoj se është koha e fundit edhe shumica e re t’iu drejtohet atyre qytetarëve, t’u thotë se janë të manipuluar, po nëse i ekzagjërojnë veprimet e tyre se do të ballafaqohen edhe me përgjegjësi penale – tha analisti Albert Musliu.
Ditëve të fundit, Gruevski ka shtuar thirrjet ndaj popullit që të përgatitet për rezistencë më afatgjate dhe se çdo përpjekje e LSDM-së për zgjedhjen e kryeparlamentarit do të has në rezistencë të fuqishme nga ana e popullit.
Anesa Aliti