29 March
Ekspertët ironizojnë kërkesat e Prokurorit publik Marko Zvërlevski i cili ditë më parë kërkoi ndryshime në ligjin për ndjekjen e komunikimeve. Sipas tyre, edhe ligji aktual për procedurë penale por edhe ai për ndjekjen e komunikimeve, përcaktojnë qartë kompetencat e prokurorit publik.
Duket qartë se janë ngatërruar kompetencat. Prokurori publik është i obliguar që sipas ligjit për procedurë penale t’i hetojë kryerësit e veprave, kjo është e drejtë e tij kushtetuese. Por, mos të harrojmë se prokurori publik ka kompetenca shumë më të zgjeruara. Në rastin konkret kur bëhet fjalë për ndjekjen e komunikimeve, prokurori publik obligohet që të ndërmerr masa ta posaçme hetuese kur heton kryerësit e veprave penale. Pas ndërmarrjes së këtyre masave duhet të jep urdhër për ndjekjen e komunikimeve të personave të dyshuar – deklaroi ish prokurori Aleksadndar Nakov.
Vlladimir Pivovarov, njohës i çështjeve të sigurisë nga ana tjetër rekomandon kyçjen e ekspertëve në rast hartimi të një ligji të ri për ndjekjen e komunikimeve.
Çështja juridike është shumë pak e nevojshme në ndjekjen e komunikimeve sepse deri më tani kishim kornizë juridike e cila nuk është respektuar. Dje në atë mbledhje munguan ekspertët e profilizuar në ndjekjen e komunikimeve që t’i shpjegojnë juristëve si bëhet procesi i ndjekjes së komunikimeve dhe çfarë ndodhë në atë proces e më pas të mund të sillet kornizë juridike. Derisa Zvërlevski do të donte të punonte sipas ligjit, kishte mundësi edhe me ligjin aktual ta kryente obligimin e tij ligjor. Pikërisht ky moment do të ishte i rëndësishëm që të mos vinte deri tek përgjimi masovik – tha ekspert i sigurisëVlladimir Pivovarov.
Prokurori Publik Marko Zvërlevski, ditë më parë kërkoi ndryshime në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve me qëllim që fjalën kryesore në këtë çështje ta ketë prokurori dhe jo policia sekrete siç funksionon për momentin. Me këtë Zvrlevski synon që pa urdhër të prokurorit publik dhe paraprakisht ma masa të posaçme hetuese, të mos mund të ndiqen komunikimet. Ndryshimet e fundit në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve i mundësojnë ministrisë së Brendshme që të kërkojë nga operatori ndjekjen e komunikimeve pa urdhrin e Prokurorit publik. Përveç ministrisë së Brendshme të drejtë në ndjekjen e komunikimeve ka edhe policia financiare dhe Dogana e Maqedonisë.
Adrian Kerimi