Një muaj pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, Prokuroria ende nuk ka përcaktuar gabim eventual njerëzor. Përveç faktit se shkaku i mundshëm i zjarrit është një kabllo zgjatues, në të cilën ishin lidhur një defibrilator, një karikues i telefonit celular dhe një pajisje tjetër, për momentin nuk ka aspekte të tjera të procedurës para-hetimore për zjarrin. Ekspertët gjermanë nga Policia Federale Kriminale e inspektuan spitalin në mes të shtatorit. Edhe pse deri më tani raporti i tyre pritej të tregonte perceptimet e tyre për zjarrin, ai nuk është dërguar. Alsat pyeti në Bundeskrim, por nuk morëm përgjigje specifike në lidhje me raportin, as nëse ishte përfunduar, as çfarë kanë gjetur ata.
– Advertisements –
Budeskriminal
“Zyra Federale e Policisë Kriminalistike u kërkua nga qeveria maqedonase për mbështetje në lidhje me zjarrin në qytetin e Maqedonisë, Tetovë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk mund të japim informacione shtesë në lidhje me procedurën e policisë”
Edhe pse qeveria ka kërkuar ndihmë, ata tani ngrenë supet për raportin. Nuk tregojnë nëse janë në komunikim me Policinë Federale Kriminalistike, pasi Kryeministri Zaev raportin e tyre e paralajmëroi për dy, ndërsa kanë kaluar pothuajse katër javë nga inspektimi i tyre.
Qeveria
“Ekspertët gjerman të krim-teknikës dhe forenzikës ishin mbështetje e hetimit të cilin e zhvillon Prokuroria publike. Nga atje raporti do të dërgohet në Prokurorinë publike si institucion ndaj të cili Qeveria nuk ka autoritet”
Prokuroria ende nuk e ka marrë raportin nga ekspertët gjerman.
Prokuroria Publike
“Po veprohet në mënyrë intensive, po grumbullohen të gjitha provat materiale dhe gojore”
Opozita shqiptare kërkon përgjegjësi për rastin.
Në natën e 8 shtatorit, deri në fund u dogj spitali modular në Tetovë, ku jetën e humbën 14 persona.
Igor Stefanovski