02 May
Ekspertët vlerësojnë se dhuna në Kuvend e prishi në tërësi imazhin e Qeverisë në largim. Sipas Lupço Petkovski nga Qendra për Strategji Evropiane “Euro Think” VMRO-DPMNE-ja ka mbetur pa mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ndërsa mund të llogaris vetëm në mbështetjen e ndonjë shteti autoritar. Sipas Petkovskit VMRO-ja i humbi shanset e fundit për të ruajtur simpatinë nga dikush.
Me dhunën në Kuvend Qeveria në largim humbi kartën e fundit që e kishte në xhep. Nëse më lejoni të bëj një metaforë për raportet ndërkombëtare. Thuhet se fuqia e bombave nukleare nuk doli nga nevoja por nga kërcënimet, që të përdoret, nëse mund të behet një paralelizim me atë që ndodh javën e kaluar, dhuna u materializua, dhe në këtë drejtim është deklarata e Ivanov, bëhet fjalë për tërheqje klasike e pozitave paraprake dhe kërkesë për zgjidhje që të mos krijohet më shumë kaos në shtet. Për shkak të politikës që udhëheq VMRO-ja për momentin mund të ketë mbështetje vetëm nga ndonjë shtet autoritar….. Për mbështetje mund të presin nga Rusia, ndërkaq ajo mbështetje varet nga dëshira e tyre për të bërë kaos …. VMRO i humbi shanset e fundit që të merr çfarëdo lloj simpatie nga dikush –deklaroi Lupço Petkovski, Qendra për Strategji Evropiane “Euro Think”.
Alsat-M