Veton Surroi ishte në mesin e një grupi të shqiptarëve etnikë, duke përfshirë udhëheqës të disa partive politike dhe një komitet lokal për të drejtat e njeriut, të cilët organizuan një demonstratë të heshtur më 13 qershor 1991, në Prishtinë, kryeqyteti i provincës së Kosovës. Gati 100,000 shqiptarë etnikë mbanin një arkivol të hapur të mbushur me trëndafila në një varrezë të Prishtinës në një demonstratë për paqe dhe kundër asaj që ata e quajtën “dhunën nga forcat okupuese serbe”. Veton Surroi mësohet të ketë thënë në një fjalim me këtë rast: “Ne jemi këtu për të varrosur dhunën” – thuhet në faksimilen e raportit të Amnesty International të 27 qershorit 1991.
Zoti Surroi është një person i jashtëzakonshëm dhe një nga intelektualët më të shquar në Ballkan. Biografia e tij është e pasur me arritje rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e politikës, diplomacisë dhe medias.
Në rubrikën “Kush është kush?” në uebsajtin e NATO-s, mes tjerash mësojmë se z. Surroi është “themeluesi i grupit të parë opozitar në Kosovë, dega lokale e UJDI-së (Asociacionit të Nismës Demokratike Jugosllave) në vitin 1989 , themelues i sindikatave të para të pavarura në Kosovë në vitin 1989, themelues dhe kryeredaktor i të përjavshmes së pavarur KOHA (1990), dhe më vonë i gazetës së përditshme KOHA Ditore (1997), kryetar i partisë së dytë më të fortë politike në Kosovë (PPK) në periudhën 1991-1992”./Lajmi i plotë.