Ora24.tv ka mësuar jozyrtarisht, nga burime të saj se kryetari i ASH-së, Arben Taravari, nesër do të qëndrojë në Tiranë, për tu takuar me kryeministrin Edi Rama.
Taravari, siç thonë burime të Ora24.tv, të cilat janë të afërta me Taravarin, me kryeministrin Edi Rama do të koordinohet edhe rreth veprimeve të tij të mëtejme politike.
Kreu i ASH-së, Arben Taravari tashmë është tërhequr nga Koalicioni me VLEN dhe nga Qeveria. Derisa ai thotë se nga Qeveria largohet për shkak të mosmarrëveshjes me VLEN për zgjedhjet lokale, si dhe pakënaqësitë në qeverisje, nga VLEN e akuzojnë se Taravari po bashkëpunon me Ali Ahmetin për ta kthyer BDI-në në Qeveri.