Pas përpjekjeve te fundit për transformimin e VLEN-it në një parti politike, duket se kjo çështje tashmë është e qartë brenda strukturave të saj, që do funksionojë me dy kryetarë: Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Fillimisht brenda VLEN flitej se për postin e Sekretarit të Përgjithshëm mund të emërohej Bekim Saliu.
Por, Almakos mëson ekskluzivisht se strukturat e Vetëvendosjes kanë vendosur qartë: Bekim Qoku është kandidati më i merituar për këtë post, pra Sekretar i Përgjithshëm në VLEN dhe ky vendim nuk është i negociueshëm. Madje, gjatë iftarit të djeshëm, strukturat e VV ia kanë komunikuar drejtpërdrejt Qokut: “Ti dhe Albin Kurti jeni më të merituarit për VLEN-in, prandaj posti i Sekretarit të Përgjithshëm është i panegociueshëm.”, përcjell Almakos.
Pritet që ditëve në vijim të sqarohet edhe hapi tjetër për themelimin e VLEN-it si parti politike.









