Qeveria në seancën e sotme, e cila është ende në vazhdim, miratoi vendimin për shkarkimin e prokurorit të deritanishëm publik Marco Zvrlevski. Vendimi i qeverisë, menjëherë pas mbarimit të seancës propozimi do të dërgohet në Kuvend.
Ku institucioni ligjvënës duhet të votojë këtë vendim të qeverisë me shumicë prej 61 votave të deputetëve.
Kuvendi pasi të marrë propozimin e Qeverisë të përfshirë edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do ta vëjë në rend dite votimin për shkarkimin e kryeprokurorit. /Almakos