Në një lajm ekskluziv për portalin Almakos marrim vesh nga burime të brendshme nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut se të mërkurën e kaluar është dëbuar përsëri një diplomat i lartë rus.
Bëhet fjalë për zëvëndës atasheun ushtarak A.Sh., i cili sipas burimeve tona ka bërë veprime të pahijshme diplomatike.
Para ca kohësh , portali Almakos ka raportuar se nga Maqedonia e Veriut u patë dëbuar përsëri një diplomat tjetër rus për veprimtari dhe veprime të pahijshme diplomatike.
Lufta diplomatike që Rusia po mundohet ta shtrijë në Maqedoninë e Veriut është ashpërsuar sidomos pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO./Almakos/