Televizioni më i shikuar shqiptar Top Channel vjen sonte me një emision ekskluziv mbi zgjedhjet në Maqedoni. Liderët e partive relevante në Maqedoni dhe analistë e gazetarë flasin për skenarët e mundshme paszgjedhore dhe fatin e këtij vendi të vogël të Ballkanit.
Këtë herë duket se nuk do të ketë anulim loje. Maqedonia po përmbyll fushatën për zgjedhjet parlamentare që nuk i mban dot prej kohësh, pasi është mbërthyer nga kriza të njëpasnjëshme. Partitë maqedonase dhe ato shqiptare po kërkojnë votën, por a do të dorëzohet këtë herë Gruevski, që qeveris prej 10 vitesh? A do të jenë këto votime që do të sjellin zgjidhje për krizën e brendshme, por edhe atë të jashtme, me çështjen e emrit që mban peng integrimin në NATO dhe BE?
Të gjitha këto përgjigje i mësoni sonte në 20:05 në “Exclusive”, me gazetarin Idro Seferi.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Afrika e Jugut, 21 të vdekur në një sulm me makinë-bombë
- “Kur fotoja zëvendëson politikat”/ Irena Beqiraj: Rroga e deputetit rezulton 47 herë më e lartë se shpenzimet vjetore për një nxënës
- Bujar Osmani në Tirolin e Jugut, BDI: Përvojë për mbrojtjen e modelit të Ohrit
- Hoxhaj reagon ndaj kritikave të Keith Self: Drejtësia për UÇK-në është e patjetërsueshme
- Masat e Policisë për aktgjykimin në Hagë: Një nevojë për siguri dhe stabilitet
- Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit do të kenë dy fundjava të zgjatura
- Doktoroi deputetja Ilire Dauti në shkencat ekonomike
- Sot protestohet në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë


