Vizita zyrtare e delegacionit të Alternativa-s në Turqi, e kryesuar nga kryetari Afrim Gashi, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani, ka bërë jehonë tepër të madhe jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe në mediat turke, shkruan Almakos.
Takimet me përfaqësuesit dhe zyrtarët e lartë turk, Zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së, Numan Kurtullmush, Sekretarin për Politikë të Jashtme të AK Parti-së, Xhevdet Jëllmaz, takimi me ministrin e Kulturës të R. së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoj dhe zëvendësministrin e Kulturës, Serdar Çam, takimi me Zëdhënësin e Presidencës Turke, Ibrahim Kallën janë ndër takimet që kanë bërë jehonë të madhe në mediet turke.
Ky sensibilizim mediatike dhe jehonë mediarike është vërejtur edhe tek përfaqësuesit turk të cilët çdo takim të Afrim Gashit i kanë dhënë hapësirë edhe në mediet dhe rrjetet sociale të ndryshme, facebook dhe twitter.
Ndryshe, takimet e zhvilluara të Afrim Gashit me përfaqësuesit e lartë shtetëror tē Turqisë, kanë paralajmëruar investime të rëndësishme ekonomike për vendin./Almakos/




