Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit do të qëndrojë për vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Almakos.
Gjatë kësaj vizite zyrtare në SHBA, Gashi do të takojë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit përgjegjës për Evropën dhe Ballkanin si dhe takime me kongresmenë, senatorë dhe figura të tjera të rëndësishme në SHBA. Gjithashtu pritet që kryetari Afrim Gashi të lidhe edhe shuma ura bashkëpunimi ndërmjet Alternativës dhe institucioneve dhe organizatave të ndryshme të Amerikës./Almakos/


